Sport

VIDEO / Juventusi, një hap të madh drejt finales së Kupës!

Ndeshja e kthimit luhet në “Olimpico” më datë 23 prill, ku sigurisht torinezët nisen të favorizuar dhe nëse e prekin finalen do të përballen me fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinal, Fiorentina-Atalanta.

3 Prill 2024, 02:20 Nga DOSJA
VIDEO / Juventusi, një hap të madh drejt finales së Kupës!

ITALI - Juventus hodhi një hap të sigurt drejt finales së Kupës së Italisë duke qenë se mposhti Lazion me rezultatin 2-0.

Bardhezinjtë e drejtuar nga trajneri Massimiliano Allegri nuk gabuan në shtëpi, teksa iu falën golave të Chiesës dhe Vlahovic të shënuar në fraksionin e dytë të lojës. Sulmuesi italian shënoi pas një asisti të Cambiasos, ndërsa serbi lëvizi bukur në zonë dhe me një të majtë teknike shkundi rrjetën e kryeqytetasve.

Ndeshja e kthimit luhet në “Olimpico” më datë 23 prill, ku sigurisht torinezët nisen të favorizuar dhe nëse e prekin finalen do të përballen me fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinal, Fiorentina-Atalanta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 2 Prill 2024, 20:16

Xabi Alonso jep lajmin fantastik…

GJERMANI - Xabi Alonso dhe Bayer Leverkusen janë në një moment shumë të rëndësishëm, duke iu afruar gjithnjë e...