Sport

Dy skuadra të 'Big Six' mund të arrijnë deri në 100 milionë për danezin Isak...

Newcastle kërkon 100 milionë euro për sulmuesin suedez Alexander Isak

2 Prill 2024, 19:24 Nga DOSJA
Dy skuadra të 'Big Six' mund të arrijnë deri në

ANGLI - Alexander Isak përgatitet të paketojë valixhet nga Newcastle. Së fundmi, ai tha për 'Expressen' se "diçka mund të ndodhë" në lidhje me largimin e tij nga klubi dhe tani ‘The Sun’ ka zbuluar dy skuadrat e ‘Big Six’ në Premier League, që janë vënë pas suedezit. 

Operacioni nuk do të jetë i lehtë. Newcastle, e cila duhet të balancojë llogaritë e saj për shkak të një problemi 'fair-play', mund ta lirojë Isak, por nuk ka ndërmend ta japë atë dhe ka vendosur çmimin e tij në 100 milionë euro. Arsenali dhe Tottenhami duhet ta arrijnë këtë shifër, ata kanë trokitur në derën e klubit për të pyetur për situatën e tij. 

Të dyja skuadrat kanë një boshllëk në front dhe Isak, 24 vjeç, është dëshmuar se është një lojtar i së tashmes dhe së ardhmes dhe më e rëndësishmja, ai shënon gola. Këtë vit, pa shkuar më tej, ai ka 14 në 21 ndeshje në Premier League, duke qenë golashënuesi më i mirë për Newcastle, ku u bashkua dy sezone më parë nga Real Sociedad për 70 milionë euro. 

Megjithatë, Eddie Howe i ka thënë tashmë bordit se shitja e Isakut duhet të jetë zgjidhja e fundit për të larë hesapet, sepse ai nuk dëshiron të bëjë pa lojtarin e tij më të mirë sulmues, megjithëse është i vetëdijshëm se mund të mos ketë zgjidhje tjetër. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll