Sport

Xabi Alonso jep lajmin fantastik…

Victor Boniface, golashënuesi më i mirë i Bayer Leverkusen në Bundesligë dhe i dëmtuar që nga janari, rikthehet në skuadër.

2 Prill 2024, 20:16 Nga DOSJA
Xabi Alonso jep lajmin fantastik…

GJERMANI - Xabi Alonso dhe Bayer Leverkusen janë në një moment shumë të rëndësishëm, duke iu afruar gjithnjë e më shumë fitimit të Bundesligës së parë të klubit në ‘BayArena’.

Më tej, trajneri bask bëri të ditur se do të vazhdojë të drejtojë skuadrën aktuale edhe sezonin e ardhshëm. Gjithçka është një lajm i mirë për tifozët e Bayer Leverkusen, të cilët morën një tjetër këtë të martë.

Kështu, Xabi Alonso njoftoi këtë të martë, se pas një mungese tre mujore për shkak të dëmtimit, një nga yjet e tij të mëdhenj, sulmuesi nigerian Víctor Boniface, rikthehet në skuadër për gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë të kësaj të mërkure kundër Fortuna Düsseldorf.

Ai është golashënuesi më i mirë i Bayer  Leverkusen në Bundesligë (10 gola) pavarësisht periudhës së tij të mungesës. Ata pasohen nga Alejandro Grimaldo (9) dhe Jeremie Frimpong (8).

Boniface, 23 vjeç, iu nënshtrua një operacioni në janar për shkak të një dëmtimi në aduktor të pësuar gjatë stërvitjes me Nigerinë, duke u përgatitur për Kupën e Afrikës.

Xabi Alonso deklaroi këtë të martë në një konferencë për shtyp: "Jemi në një situatë të shkëlqyer. Nuk kemi dëmtime dhe e kemi skuadrën e plotë. Boni (Boniface) gjithashtu është kthyer në skuadër."

Xabi Alonso tha se golashënuesi nigerian “nuk është ende gati për të luajtur 90 minuta, ndoshta as 45, por ndoshta 30, ai është rikuperuar mirë dhe është stërvitur mirë, ka një mentalitet të fortë dhe mezi pret të kthehet."

Kur u dëmtua, Boniface kishte shënuar 10 gola dhe kishte dhënë 7 asistime në Bundesligë. Bayer Leverkusen është lider me 13 pikë më shumë se Bayern, i dyti. Deri në përfundimin e kampionatit gjerman 2023-2024 kanë mbetur edhe 7 javë.

Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso, e cila ka qenë e pamposhtur në 39 ndeshje në të gjitha garat, aspiron 3 tituj: Bundesliga, Kupa e Gjermanisë dhe Europa League (në çerekfinalet e së cilës do të përballet me West Hamin, kampion aktual i Conference League).

Xabi Alonso tha për mediat: "Duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshje. Kështu e kemi bërë deri tani dhe nuk do të ndryshojmë. Kemi bërë shumë, por nuk kemi fituar asgjë deri më tani.

Kemi ende shumë. Ne kemi bërë disa gjëra mirë deri më tani, por nuk duhet të flasim shumë shpejt. Duhet të qëndrojmë të fokusuar dhe ky është mesazhi që u jap lojtarëve të mi dhe ata e dinë këtë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll