Sport

Marco Silva tregon pse Broja është jashtë Fulham-it: “Unë e doja në skuadër, është një lojtar që e vlerësoj shumë, por tani…”

Fulham u përpoq dhe dështoi të blinte Armando Brojën nga Chelsea në gusht. Mirëpo sulmuesi shqiptar u bashkua me londinezët në janar (është i huazuar), por nuk ka gjetur hapësira te skuadra e re.

2 Prill 2024, 18:03 Nga DOSJA
Marco Silva tregon pse Broja është jashtë Fulham-it:

ANGLI - Trajneri i Fulham, Marco Silva, ka folur për situatën jo të mirë në të cilën ndodhet sulmuesi shqiptar në skuadrën e tij: “Ka qenë e vështirë për të dhe ka qenë e vështirë për mua gjithashtu.

Unë isha përgjegjësi kryesor që ai të vinte në këtë klub futbolli. Unë u përpoqa shumë që ai të ishte këtu. Më duhet të them se verën e kaluar u përpoqa ta nënshkruaj kur e shitëm Mitrovicin. Broja është një lojtar që e vlerësoj shumë. Ai ka të gjitha aftësitë për të luajtur në nivelin më të lartë.

Mirëpo ndeshjet e fundit i kemi pasur të gjithë në dispozicion. Issa Diop, për shembull, ka qenë një lojtar titullar kaq shumë herë këtë sezon dhe tre ndeshjet e fundit ishte gjithashtu jashtë listës së skuadrës. Askush nuk flet për këtë, sepse ai nuk është lojtar i Chelseat.

Ka qenë më e vështirë për Armandon, me gjithë ambicien e tij për të luajtur. Kur shkon për huazim në ditët e fundit të merkatos, pritet që lojtari të vijë dhe të ketë ndikim.

Por kur ke një sulmues që shënon gola, siç ka shënuar Muniz, kjo nuk është duke u dhënë shanse të tjerëve,”- tregon trajneri i Fulham, duke u justifikuar për pozicionin dhe mosaktivizimin e sulmuesit shqiptar, Armando Broja.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll