Sport

Bie kandidatura e Igli Tares, Napoli e gjen drejtorin sportiv te Juventusi…

Aurelio De Laurentiis, presidenti i Napolit, tashmë ka arritur një marrëveshje me personin përgjegjës për projektin e tij të ri për sezonin e ardhshëm

2 Prill 2024, 20:33 Nga DOSJA
Bie kandidatura e Igli Tares, Napoli e gjen drejtorin sportiv te

ITALI - Thonë se ku japin, i marrin! Verën e kaluar, Juventus mori Cristiano Giuntolin, ‘arkitektin’ në zyrat e Napolit që fitoi 'Scudetton' pas 33 vitesh pritjeje, i cili kishte zbuluar talente si Khvicha Kvaratskhelia dhe Kim Min-jae… Dhe tani, Aurelio De Laurentiis ia kthen atë me të njëjtën monedhë Juventusit.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, presidenti i Napolit ka gjetur tashmë një drejtor të ri sportiv, për një pozicion vakant që prej largimit të Giuntoli. Ai është, as më shumë e as më pak, se Giovanni Manna, bashkëpunëtori i parë i Giuntolit te Juventusi dhe me të cilin ai ka arritur një marrëveshje verbale pesëvjeçare, pavarësisht se kishte një kontratë në fuqi deri në vitin 2025 me klubin torinez, ku ai kishte mbërritur në vitin 2019, për të marrë përsipër të rinjtë, përpara se të ngjitej në strukturën sportive.

Profili perfekt

Ky është profili perfekt për projektin që duhet ta kthejë Napolin në krye të Serisë A, pas një sezoni zhgënjyes që ka pretenduar dy trajnerë, Rudi Garcia dhe Walter Mazzarri.

Manna, 35 vjeç, ka një nuhatje të mirë dhe njohuri të shkëlqyera për tregun, veçanërisht për të rinjtë, siç dëshmohet nga e kaluara e tij, si drejtor teknik i Juventus Next Gen, skuadra e dytë e klubit torinez.

Manna do të marrë detyrat e tij si drejtori sportiv i Napolit nga 1 korriku, megjithëse De Laurentiis do të duhet të zgjedhë trajnerin e ri shumë më shpejt se Francesco Calzona.  Një vendim, megjithatë, që do të merret si gjithmonë nga presidenti i veçantë i klubit.

Ofensivë nga Antonio Conte

Në këtë kuptim, ‘La Gazzetta dello Sport’ thekson se i preferuari i De Laurentiis do të ishte sërish Antonio Conte, i vendosur për t'u rikthyer në stërvitje pas një viti pushimi pasi u shkarkua nga Tottenham në mars 2023.

Presidenti i Napolit tashmë donte ta nënshkruante tetorin e kaluar përpara se të shkarkonte Rudi Garcia-n dhe tani ai do të kthehej në garë, por Conte nuk është plotësisht i bindur për projektin që i prezanton. Një kontratë e rëndë dhe ardhja e nënshkrimeve të njohura mund ta vendosin përfundimisht atë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 2 Prill 2024, 20:16

Xabi Alonso jep lajmin fantastik…

GJERMANI - Xabi Alonso dhe Bayer Leverkusen janë në një moment shumë të rëndësishëm, duke iu afruar gjithnjë e...