Sport

Ja shuma që Bayern do t'i paguajë Tuchelit për shkarkimin e tij në fund të sezonit...

Drejtuesit bavarezë tashmë kanë njoftuar se në fund të sezonit Bayern do të punësojë një trajner të ri

2 Prill 2024, 20:03 Nga DOSJA
Ja shuma që Bayern do t'i paguajë Tuchelit për shkarkimin e

GJERMANI - Vendimi është marrë prej javësh dhe madje është bërë i ditur: Thomas Tuchel do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit, megjithëse ka zëra të respektueshëm brenda klubit, që kërkojnë që ai të goditet që tani, ndërsa opsionet për Champions League janë akoma gjalle. 

Deri më tani nuk ishin dhënë detaje të sakta se çfarë nënkuptonte prishja e kontratës me trajnerin e tyre, por ‘Bild’ ka zbuluar se çfarë do të thotë për klubin bavarez, i cili tashmë po punon për të gjetur një zëvendësues, ku nuk do të jetë Xabi Alonso edhe pse ai ishte i preferuari i bordit. 

Konkretisht, Tuchel do të marrë 10 milionë euro dëmshpërblim për vendimin e njëanshëm të klubit për ndërprerjen e kontratës së tij, e cila zgjati edhe një sezon (deri në qershor 2025), pa përfshirë bonuset e mundshme. Por ky nuk është i vetmi avantazh që ka Tuchel, pasi është klubi ai që vendos shkarkimin, ndaj ai mund të kalojë menjëherë në krye një klub të ri, pasi nuk do të duhet të negociojë për largimin e tij. 

Aktualisht, lista e kandidatëve për pankinën e Bayern-it përfshin Julian Nagelsmann, paraardhësin e Tuchel në klub dhe që do të largohet nga kombëtarja gjermane pas Kampionatit Evropian, si dhe Roberto de Zerbi (Brighton) dhe Ralf Rangnick, me të kaluar te RB Leipzig. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll