Sport

De Zerbi i kërkon "më shumë" Ansu Fatit…

"Ai duhet të japë diçka më shumë, sepse ajo që po bën nuk mjafton. Pritshmëritë me të janë gjithmonë shumë të larta", tha trajneri i Brighton për anësorin e huazuar nga Barça.

2 Prill 2024, 18:42 Nga DOSJA
De Zerbi i kërkon "më shumë" Ansu Fatit…
Ansu Fati (21 vjeç), i huazuar nga Barça te Brighton deri më 30 qershor

ANGLI - Roberto De Zerbi, trajneri i Brighton, nuk e aktivizoi si titullar Ansu Fatin në ndeshjen e fundit të Premierligës, që bardheblutë humbën (2-1) të dielën në ‘Anfield’  kundër Liverpool-it, pavarësisht disa humbjeve përpara.

Në paraqitjen paraprake të duelit të ligës këtë të mërkurë, në fushën e Brentfordit, ai iu referua anësorit të huazuar nga FC Barcelona deri më 30 qershor. “Ai duhet të japë diçka më shumë, sepse kjo që po bën, nuk mjafton”,- tha trajneri italian, i cili siguroi se është një futbollist me shumë më tepër potencial.

“Pritjet për të janë gjithmonë shumë të larta. Pjesa e parë e karrierës së tij ka qenë e vështirë për t'u pranuar dhe kuptuar, por për lojtarët e mëdhenj gjëja më e rëndësishme është të përshtaten me pritshmëritë që keni". 

Edhe pse mund të duket si një kritikë për Ansu, De Zerbi ka dashur të theksojë se spanjoli po bën një përpjekje për të fituar besimin e tij. "Ne po e ndihmojmë. Ai është një djalë i ndjeshëm, një djalë i mirë dhe kur punon me njerëz të tillë je i lumtur, nëse mund t'i ndihmosh",- tha trajneri i 'Pulëbardhave'. 

De Zerbi i kërkon "më shumë" Ansu Fatit…

Ansu , 21 vjeç, ka nisur si titullar vetëm dy nga nëntë ndeshjet e luajtura që nga fillimi i 2024. Ai u rishfaq në shkurt, pasi kishte qenë jashtë për dy muaj, pavarësisht faktit se De Zerbi fillimisht foli për tre muaj pa luajtur. Vullneti i Ansu-së e lejoi atë të ishte në dispozicion të trajnerit të tij më shpejt. Që nga fillimi i sezonit, ai ka luajtur 23 ndeshje zyrtare me katër gola në emër të tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll