Bota

U akuzua si shkaktare e çrregullimeve tek agjentët amerikanë, Kremlini: Moska nuk fshihet pas “Sindromës së Havanës”

Në raport thuhet se njësia e sabotimit të inteligjencës ruse Gru 29155 mund të jetë përgjegjës për problemet mendore apo edhe çrregullimet në tru që po përballen agjentët amerikanë.

1 Prill 2024, 13:53 Nga M.B
U akuzua si shkaktare e çrregullimeve tek agjentët amerikanë,
Dmitry Peskov

RUSIA- Kremlini ka hedhur poshtë një raport se inteligjenca ushtarake ruse mund të jetë pas “sindromës së Havanës” që ka prekur diplomatët dhe spiunët amerikanë në mbarë botën. Në raport thuhet se njësia e sabotimit të inteligjencës ruse Gru 29155 mund të jetë përgjegjës për problemet mendore apo edhe çrregullimet në tru që po përballen agjentët amerikanë.

Një sëmundje, e pashpjegueshme shkencërisht, që shkakton migrenë, të përziera, humbje të kujtesës dhe marramendje. Hetimi pretendon se inteligjenca ushtarake ruse mund të kenë shënjestruar trurin e diplomatëve amerikanë me armë zanore.

“Kjo nuk është aspak një çështje e re. Për shumë vite, çështja e të ashtuquajturit “Sindroma e Havanës” është ekzagjeruar në shtyp dhe që në fillim është shoqëruar me akuza kundër palës ruse. Por askush nuk ka publikuar apo paraqitur askund prova bindëse të këtyre akuzave të pabaza. Pra, të gjitha këto nuk janë gjë tjetër veçse akuza të pabaza mediatike”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kur u pyet për raportin.

 

sindroma e havanas

Sondazh

Poll

Bota 1 Prill 2024, 12:24 h.k

BBC: Opozita trullos Erdoganin

Foto ilustruese TURQI-Partia kryesore opozitare e Turqisë ka korrur fitore të mëdha në qytetet kryesore të Stambollit dhe Ankaras...