Bota

Grevat e punëtorëve, Ministria e Jashtme e Kosovës jep njoftimin: Greqia mbyll kufinjtë për dy ditë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, më 1 prill ka njoftuar shtetasit kosovarë që duan të vizitojnë Greqinë, për këtë mbyllje të paralajmëruar.

1 Prill 2024, 13:05 Nga M.B
Grevat e punëtorëve, Ministria e Jashtme e Kosovës jep njoftimin:
Flamuri i BE-së dhe i Greqisë

KOSOVA- Greqia do të ketë të mbyllur kufinjtë për 48 orë si pasojë e një greve nga punëtorët e shërbimit doganor grek. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, më 1 prill ka njoftuar shtetasit kosovarë që duan të vizitojnë Greqinë, për këtë mbyllje të paralajmëruar. Sipas këtij njoftimi, mbyllja e kufinjve hyn në fuqi nga data 2 prill 2024, me fillim në ora 06:00 të mëngjesit e deri me datën 4 prill 2024, në ora 06:00 të mëngjesit.

"Kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe për personat me probleme serioze shëndetësore", ka njoftuar MPJD-ja.

Ata po ashtu kanë shtuar se shtetasit e Kosovës që mund të kenë nevojë për informacione shtesë inkurajohen të kontaktojnë Zyrën e Interesave të Kosovës në Athinë në numrin e telefonit "+30 210 721 1711". Greqia është destinacion i shpeshtë i udhëtarëve nga Kosova, sidomos pas heqjes së regjimit të vizave nga 1 janari i vitit 2024./ REL

greqia kufinjte

Sondazh

Poll

Bota 1 Prill 2024, 12:24 h.k

BBC: Opozita trullos Erdoganin

Foto ilustruese TURQI-Partia kryesore opozitare e Turqisë ka korrur fitore të mëdha në qytetet kryesore të Stambollit dhe Ankaras...