Bota

U gjet nga fëmijët, shpërthen mina e vjetër në Afganistan, humbin jetën 9 të mitur

Mina, të cilën fëmijët e gjetën pranë fshatit të tyre në rrethin Gero në provincën Ghazni, ishte e dekadave më parë, tha Hamidullah Nisar, drejtor i departamentit të informacionit dhe kulturës së talebanëve në Ghazni.

1 Prill 2024, 12:13 Nga M.B
U gjet nga fëmijët, shpërthen mina e vjetër në
Foto ilustruese

AFGANISTAN- Një minë e vjetër tokësore e gjetur nga fëmijët në Afganistanin lindor shpërtheu derisa ata po luanin me të, duke vrarë nëntë prej tyre, tha të hënën një zëdhënës i talebanëve. Mina, të cilën fëmijët e gjetën pranë fshatit të tyre në rrethin Gero në provincën Ghazni, ishte e dekadave më parë, tha Hamidullah Nisar, drejtor i departamentit të informacionit dhe kulturës së talebanëve në Ghazni.

Ai tha se shpërthimi i së dielës vrau pesë djem dhe katër vajza të moshës 5 deri në 10 vjeç. Afganistani ka vuajtur nga dekada lufte dhe mbetet shumë i rrezikshëm për fëmijët që mbledhin hekurishte për t'i shitur për të mbajtur familjet e tyre. Shumë vriten ose gjymtohen kur hasin në mjete të pashpërthyera./ REL

afganistan

Sondazh

Poll