Bota

VIDEO/ Performoi si Jezusi në versionin yll rroku, Drag Queen-i përballet me 12 vite burg në Filipine

Megjithatë, mbështetësit e drag queen arritën të mbledhin garancinë prej 4,700 euro dhe kështu 33-vjeçari Paguete u lirua pas arrestimit të tij.

1 Prill 2024, 13:15 Nga S.B
VIDEO/ Performoi si Jezusi në versionin yll rroku, Drag Queen-i
Pura Luka Vega

FILIPINE- Një “drag-queen” në Filipine, e cila portretizoi Jezusin si një yll rocku në një video, po përballet me 12 vite burg. Amadeus Fernando Paguete, emri i skenës së të cilit është Pura Luka Vega, u arrestua për shkelje të ligjit për spektakle të turpshme fyese ndaj racës ose fesë.

Vepra specifike mbart një dënim me burg deri në 12 vjet në Filipine, një vend me mbizotërim katolik, pasi 86% e banorëve të tij identifikohen si të tillë. Megjithatë, mbështetësit e drag queen arritën të mbledhin garancinë prej 360,000 pesos (4,700 euro) dhe kështu 33-vjeçari Paguete u lirua pas arrestimit të tij.

VIDEO/ Performoi si Jezusi në versionin yll rroku, Drag Queen-i
Amadeus Fernando Paguete

Pagente u arrestua gjithashtu tetorin e kaluar për të njëjtin krim dhe në atë kohë ai kishte paraqitur një version rock të Jezusit në një video ku ai konsiderohej "persona non grata" nga shumë në Filipine pasi ai kishte marrë mesazhe urrejtjeje dhe kërcënime për paraqitjet e tij.

filipine jezus drag queen

Sondazh

Poll

Bota 1 Prill 2024, 12:24 h.k

BBC: Opozita trullos Erdoganin

Foto ilustruese TURQI-Partia kryesore opozitare e Turqisë ka korrur fitore të mëdha në qytetet kryesore të Stambollit dhe Ankaras...