Bota

Misteri i “Sindromës Havana”/ Raporti i ri e lidh “sëmundjen” e diplomatëve amerikanë me Rusinë: Moska godet me armë të veçanta

Një raport i ri duket se lidh simptomat nga të cilat vuajtën disa diplomatë amerikanë me Rusinë dhe shërbimet e inteligjencës së Putinit.

1 Prill 2024, 12:01 Nga M.B

 

Misteri i “Sindromës Havana”/ Raporti i ri e lidh
Foto ilustruese

LONDËR- “Sindroma Havana” ka qenë prej vitesh e mbuluar nga një hije misteri për sa kohë që nuk dihej shkaku i saj, por duket se kjo ka marrë fund. Një raport i ri duket se lidh simptomat nga të cilat vuajtën disa diplomatë amerikanë me Rusinë dhe shërbimet e inteligjencës së Putinit. “Sindroma Havana”, që e ka marrë emrin nga kryeqyteti i Kubës, Havana, aty ku edhe u zbulua rasti i parë në vitin 2016, preku diplomatë amerikanë, zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, CIA-s dhe FBI-së. Ata ankoheshin nga marramendje, dhimbje koke, vështirësi në përqendrim dhe një tingull intensiv dhe të dhimbshëm në veshët e tyre.

Raportohet se kjo sindromë lidhet me armë të cilat funksionojnë me valë zanore të cilat janë përdorur nga shërbimet e inteligjencës ruse. Moska ka mohuar çdo përfshirje dhe zyrtarët amerikanë kanë thënë se nuk ka gjasa të fajësohet një fuqi e huaj. Por në vlerësimin e tyre për “incidentet anormale shëndetësore”, të bëra vitin e kaluar, ata nuk dhanë asnjë shpjegim alternativ.

Hetimi i ri pretendon se operativë nga një njësi e inteligjencës ushtarake ruse, e njohur si 29155, mund të kenë shënjestruar trurin e diplomatëve amerikanë me armë energjetike. Raporti thotë se ka prova që vërtetojnë se anëtarë të njësisë ishin vendosur në qytete anembanë botës në momentet kur personeli amerikan raportoi incidente.

sindroma havana

Sondazh

Poll