Bota

Vritet në një atentat brenda lokalit kryebashkiaku në Meksikë, shpëton djali i tij i mitur

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunë, ku persona të armatosur hynë në lokalin ku ndodhej Guillermo Torres, 39 vjeç, kryetari i bashkisë së Churumuco, dhe djali i tij, 14 vjeç dhe qëlluan me breshëri ndaj tyre.

1 Prill 2024, 12:36 Nga h.k
Vritet në një atentat brenda lokalit kryebashkiaku në
Foto ilustruese

MEKSIKO-Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fundjavën që lamë pas në Meksikë, ku persona të armatosur kanë ekzekutuar kryebashkiakun e një komuniteti në shtetin Michoacán.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunë, ku persona të armatosur hynë në lokalin ku ndodhej Guillermo Torres, 39 vjeç, kryetari i bashkisë së Churumuco, dhe djali i tij, 14 vjeç dhe qëlluan me breshëri ndaj tyre.

Zyrtari humbi jetën në vend, teksa fatmirësisht djali i tij shpëtoi. Kryebashkiaku Torres u zgjodh në vitin 2022, me ngjyrat e Partisë Revolucionare Institucionale, por ai së fundmi u largua nga ky fraksion dhe kaloi në anën e qeverisë MORENA.

meksike

Sondazh

Poll

Bota 1 Prill 2024, 12:24 h.k

BBC: Opozita trullos Erdoganin

Foto ilustruese TURQI-Partia kryesore opozitare e Turqisë ka korrur fitore të mëdha në qytetet kryesore të Stambollit dhe Ankaras...