Sport

Trajneri i shquar César Luis Menotti shtrohet në një spital në Argjentinë...

Gjendja e ish-trajnerit, kampion bote për Albiceleste, nuk është shqetësuese

1 Prill 2024, 13:30 Nga DOSJA

Trajneri i shquar César Luis Menotti shtrohet në një spital

ARGJENTINE - César Luis Menotti është shtruar këtë të dielë në spitalin e Argjentinës, për shkak të një rasti me anemi.

Ish-trajneri, tashmë 85 vjeç, ndodhet tashmë në një spital në Buenos Aires, ku sipas shtypit vendas, shpresohet që mjekët të kompensojnë numrin e ulët të rruazave të kuqe në gjakun e tij.

Madje ‘Olé’ citon një burim të afërt me ish-trajnerin, i cili thotë se Menotti "është mirë, i kthjellët dhe i gatshëm të kthehet në shtëpi".

Trajneri i shquar César Luis Menotti shtrohet në një spital
Menotti si trajner i Argjentinës në Kupën e Botës 1978

Me një karrierë që zgjati disa dekada, Menotti do të jetë përgjithmonë i lidhur me skuadrën e Argjentinës që fitoi Kupën e parë të Botës në shtëpi në vitin 1978.

Për më tepër, argjentinasi fitoi gjithashtu një Kupë Mbreti me Barcelonën, ndërkohë që punoi edhe te Atlético Madrid, Boca Juniores, Peñarol dhe Sampdoria.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll