Sport

Panik në finalen e Kupës së Ligës angleze! Lojtarja e Arsenalit u rrëzua në tokë pa ndjenja: “Ishte shumë e frikshme”

Jonas Eidevall, trajneri i Arsenalit, ka komentuar për të fiktin e lojtares në ndeshjen kundër Chelseat.

1 Prill 2024, 12:30 Nga DOSJA

Panik në finalen e Kupës së Ligës angleze! Lojtarja e

ANGLI - Norvegjezja Frida Maanum i shqetësoi të gjithë ata që ishin të pranishëm në stadiumin Molineux këtë të dielë. Pas minutës së 90-të, të ndeshjes mes Arsenalit dhe Chelsea për finalen e femrave të Kupës së Ligës angleze, ajo u rrëzua në fushë, çka bëri që ekipet mjekësore në mënyrë emergjente të hyjnë në lëndinë për ta ndihmuar.

Duke folur në fund të ndeshjes, e cila përfundoi për Arsenalin, që fitoi kompeticionin pas golit të Stina Blackstenius të Suedisë në 116', trajneri Jonas Eidevall komentoi episodin "shumë të frikshëm" të lojtares së tij, duke thënë se bashkëlojtaret e saj donin shumë të fitonin ndeshjen për të.

"Menjëherë pas ndeshjes nuk na interesonte të fitonim apo jo, thjesht donim të dinim për gjendjen e Fridës dhe si ishte ajo, kjo ishte gjëja më e rëndësishme. Por nuk mund të bënim asgjë për ta kontrolluar atë situatë, ne vetëm mund të përqendroheshim për të luajtur futboll dhe ne donim mbi të gjitha që Frida të ishte kampione sot”, ka thënë trajneri i ‘Topçinjve’, cituar nga ‘BBC’.

Panik në finalen e Kupës së Ligës angleze! Lojtarja e

Kujtohet se lojtarja u transportua më pas në një njësi spitalore dhe tashmë është në një gjendje “të qëndrueshme” dhe nën “vëzhgim të përhershëm mjekësor”, siç ka bërë të ditur tashmë klubi londinez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll