Sport

Drejtori sportiv i Bayern komenton vendimin e Xabi Alonsos: “E dija, ai është një zotëri”

Max Eberl garanton se nuk është prekur nga deklarata e trajnerit, i cili do të vazhdojë te Bayer Leverkusen.

1 Prill 2024, 10:30 Nga DOSJA

Drejtori sportiv i Bayern komenton vendimin e Xabi Alonsos: “E dija, ai

GJERMANI - Max Eberl, drejtor sportiv në Bayern Munich, siguroi se nuk është prekur nga vendimi i fundit i Xabi Alonso, i cili të premten siguroi se do të vazhdojë te Bayer Leverkusen sezonin e ardhshëm, në një kohë kur lakmohej nga klubet e mëdha.

“Vendimi i Xabit nuk më ndikoi aspak, sepse kishim kohë që kërkonim opsione të tjera. Xabi është një njeri me karaktere të madh, një zotëri. E kam njohur sepse tashmë kisha negociuar me të te Borussia Mönchengladbach, kur ai ishte në Real Sociedad (duke udhëhequr ekipet e të rinjve).

Tashmë e dija që ai nuk donte të largohej nga Leverkusen”, siguroi Eberl, cituar nga ‘AS’, pas humbjes së bavarezëve në shtëpi kundër Borussia Dortmundit (0-2).

Kreu 50-vjeçar gjerman zgjodhi ende të mos e hapte librin, duke mos zbuluar emrat e kandidatëve për postin e trajnerit të Bayern Munichut. "E di që është diçka në interes të publikut dhe se të gjithë duan të marrin pjesë në idetë që kemi. Unë e kam thënë shumë herë se jemi duke i shqyrtuar opsionet që kemi. Nuk kam përmendur asnjëherë emra", përfundoi ai.

Kujtojmë se Bayern Munich vazhdon të kërkojë një trajner pasi konfirmoi në fund të shkurtit se Thomas Tuchel largohet në fund të sezonit. Klubi gjerman zë vendin e dytë në Bundesligë, 13 pikë prapa liderit Bayer Leverkusen dhe do të përballet me Arsenalin në çerekfinale të Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll