Sport

“Nuk do ta harroj kurrë që e gjeta Buffon, duke pirë cigare në dhomën ku po bënin kontrollin antidoping”

José Mari, ish-sulmuesi spanjol, kujton një episod të pazakontë me portierin legjendar italian

1 Prill 2024, 09:00 Nga DOSJA

“Nuk do ta harroj kurrë që e gjeta Buffon, duke pirë cigare

ITALI - Ish-sulmuesi spanjoll José Mari ka kujtuar, në një intervistë për 'AS', ditën kur u thirr për një kontroll antidoping, ndërsa luante me Milanin dhe e gjeti Buffon-in... duke pirë duhan.

"Më kujtohet që shumë lojtarë pinin duhan dhe e thoshin këtë publikisht. Testi i parë antidoping që më bënë ishte kundër Juventusit dhe nuk do ta harroj kurrë, që gjeta Buffon duke pirë një cigare në dhomën ku ata po bënin testing,"- ai kujtoi, përpara se të garantonte se nuk kishte konsumuar, apo ofruar askush ndonjë substancë të ndaluar: "Nuk kam parë askënd ta bëjë këtë."

José Mari, aktualisht 45 vjeç, përfaqësoi klube si Atlético Madrid, Sevilla, Milan (midis 2000 dhe 2003) dhe Villarreal, përpara se të përfundonte karrierën e tij në divizionet e ulëta të Spanjës, në Xerez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll