Sport

Bashkëshortet dhe partneret e lojtarëve anglezë kanë frikë nga terrorizmi dhe punësojnë ish-ushtarë për në “Euro 2024”...

Grupi i WAG vlerëson se do të shpenzojë rreth 117 mijë euro për sigurinë gjatë garës

1 Prill 2024, 13:00 Nga DOSJA
Bashkëshortet dhe partneret e lojtarëve anglezë kanë

ANGLI - Pas sulmeve të fundit nga Shteti Islamik në Rusi, dhe shtypit anglez që pretendonte se kampionati evropian i këtij viti mund të jetë një objektiv i grupit terrorist, 'The Sun' raporton se gratë e lojtarëve anglezë kanë vendosur të heqin dorë nga siguria e federatës dhe të punësojnë truprojat e tyre gjatë Europianit, i cili do të zhvillohet në qershor në Gjermani.

Grupi i WAG, i udhëhequr nga Fern Maguire dhe Megan Pickford, i cili përfshin Sasha Attwood, e dashura e Jack Grealish, Tolami Benson, partnerja e Bukayo Saka, ndër të tjera, synojnë të punësojë ish-ushtarakë dhe planifikojnë të ndajë kostot, të vlerësuara në 100 mijë paund, rreth 117 mijë euro. 

“Sigurimi i federatës u kujdes për to në Kupën e Botës në Katar, por këtë herë ato duan një lloj tjetër sigurie”,- tha një burim për gazetën angleze. "Ato duan të punësojnë ish-ushtarakë të trajnuar që mund të merren me të gjitha llojet e kërcënimeve.

Ata do të veprojnë në mënyrë diskrete dhe larg grupit, në mënyrë që të mos tërheqin vëmendjen. Kjo do të thotë se ato mund të kenë më shumë liri dhe në të njëjtën kohë të ndjehen të sigurta."

Por ka edhe përfitime të tjera. Plus, “ato nuk duan që çdo lëvizje e tyre të raportohet në federatë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll