Sport

Edhe koreanët humbasin durimin me Lingard: "Nëse nuk luftoni, nëse nuk vraponi..."

Trajneri ka lënë kritika të ashpra për mesfushorin anglez

1 Prill 2024, 11:00 Nga DOSJA

Edhe koreanët humbasin durimin me Lingard: "Nëse nuk luftoni,

KOREJA E JUGUT - Kur ai pranoi të transferohej në Korenë e Jugut në shkurt, u mendua se Jesse Lingard do të gjente një vend për t'u dalluar, pasi ishte në harresë pas largimit të tij nga Manchester United.

Megjithatë, gati dy muaj më vonë, mesfushori anglez vazhdon të dështojë në afirmimin e tij dhe, aq më keq, është e mundur që edhe ai të largohet nga klubi i tij i ri, FC Seoul.

"Kam menduar seriozisht të lë jashtë Jesen. Nuk besoj se një lojtar që nuk vrapon për disa minuta mund të konsiderohet futbollist. Duhet të luftosh dhe nuk vrapon, nuk mund të luftosh më shumë se dikush që e bën këtë për 90 minuta...”

Kështu u shpreh i shqetësuar trajneri Kim Gi-dong, i cili deri më tani i ka dhënë Lingardit mundësinë vetëm në tre ndeshje për të dëshmuar veten, gjithmonë si zëvendësues.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll