Bota

E rëndë në Itali/ Fetusi i ngrirë gjendet në frigorifer në banesën e një çifti

Ngjarja u zbulua pas një denoncimi në polici, nga poliklinika Casilino, pasi gruaja e cila ishte paraqitur në urgjencë me gjakderdhje.

1 Prill 2024, 11:34 Nga M.B
E rëndë në Itali/ Fetusi i ngrirë gjendet në frigorifer
Foto ilustruese

ITALIA- Një çift rumun është akuzuar për 'fshehje të kufomës', pasi hetuesit gjetën një fetus të ngrirë në shtëpinë e tyre në Borghesiana, në periferi të Romës. Ngjarja u zbulua pas një denoncimi në polici, nga poliklinika Casilino, pasi gruaja e cila ishte paraqitur në urgjencë me gjakderdhje.

Mediat italiane raportojnë se mjekët zbuluan se gjakderdhja ishte shkak i një aborti ose lindje të parakohshme. Kur efektivët shkuan në shtëpinë e çiftit, gjetën fetusin, katër muajsh dhe rreth 30 centimetra të gjatë të ngrirë në frigorifer.

italia

Sondazh

Poll