Bota

“Rroftë Alexei Navalny”, hakerat "hakmerren" për vdekjen e liderit të opozitës ruse, godasin sistemin e burgjeve

Duke përdorur qasjen e tyre në një rrjet kompjuterik të lidhur me sistemin e burgjeve të Rusisë, hakerët vendosën një foto të Navalnyt në faqen e internetit të burgut.

1 Prill 2024, 11:02 Nga M.B
“Rroftë Alexei Navalny”, hakerat "hakmerren" për
Alexei Navalny


RUSIA- Pak orë pas vdekjes së liderit opozitar rus, Alexei Navalny, një grup hakerash anti-Kremlin nisën të hakmerreshin. Duke përdorur qasjen e tyre në një rrjet kompjuterik të lidhur me sistemin e burgjeve të Rusisë, hakerët vendosën një foto të Navalnyt në faqen e internetit të burgut.

“Rroftë Alexei Navalny”, thuhej në mbishkrimin e fotos.

Gjithashtu, ata njoftuan se kanë vjedhur një bazë të dhënash që përmbajnë informacione për qindra mijëra të burgosur rus dhe të afërmit e tyre. Bëhet e ditur se hakerat po i ndajnë këto të dhëna duke përfshirë numrat e telefonit dhe email-at e të burgosurve dhe të afërmve të tyre “me shpresën se dikush mund t’i kontaktojë ata dhe t’i ndihmojë të kuptojnë se çfarë saktësisht ka ndodhur me Navalnyn”.

Ata pretendojnë se baza e të dhënave që kanë në dorë përmban informacione për rreth 800 mijë të burgosur dhe të afërmit e tyre. Përveç kësaj, hakerat kanë përdorur qasjen e tyre edhe për të ndryshuar çmimet e ushqimeve të dyqanit rus të të burgosurve.

“Hakerët qartazi kanë qasje për t’i marrë të gjitha”, tha eksperti i sigurisë kibernetike, Tom Hegel.

alexei navalny

Sondazh

Poll