Sport

VIDEO/ Realit i mjafton super Rodrygo për të mposhtur Bilbaon, +8 ndaj Barçës...

Në ndeshjen e tridhjetë të La Ligas, Real Madrid mposhti 2-0 Athletic Bilbao dhe u rikthye në +8 ndaj Barcelonës. Rodrygo (8' dhe 73') vendosi ndeshjen

1 Prill 2024, 07:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Realit i mjafton super Rodrygo për të mposhtur Bilbaon, +8 ndaj

SPANJE - Pa Vinicius kujdeset Rodrygo, Real Madrid fiton 2-0 ndaj Athletic Bilbaos në ‘Bernabeu’. Mysafirët përpiqen menjëherë të ushtrojnë presion të fortë, por pas vetëm tetë minutash lojë ‘Blancos’ janë tashmë në avantazh 1-0: Rodrygo vrapon nga e majta, i cili futet në qendër me shpejtësi të madhe dhe lëshon një goditje të mprehtë me këmbën e djathtë.

Pas golit të pësuar, baskët u munduan të reagojnë, me Realin që u përpoq të ngadalësonte pak ritmin e ndeshjes. Nga fundi i pjesës së parë, ‘merengët’ iu afruan dyfishimit të epërsisë, por Agirrezabala arriti të shmangë golin e dytë me një zhytje nga gjuajtja e Valverdes. Kështu, pjesa e parë e ndeshjes përfundon me skuadrën e Ancelottit me një gol përpara.

Pas pushimit, kryeqytetasit flirtuan sërish me 2-0: këtë herë radha ishte e ish-lojtarit të Milanit, Brahim Diaz, i cili nga një pozicion i shkëlqyer goditi shtyllën me gjuajtjen e tij diagonale me këmbën e djathtë në minutën e 50-të. Dy minuta më vonë, Lunin shpëtoi në rastin e parë real të Bilbaos, duke bllokuar goditjen me breshëri të Inaki Williams nga poshtë rrezes.

Në minutën e 73-të, Reali e vendosi lojën në kasafortë: një kundërsulm perfekt i nisur nga Bellingham dhe i mbyllur sërish nga një super Rodrygo, i cili u ul mbrojtësit dhe shënoi në shtyllën e afërt. Në finale ka vend vetëm për disa shkëndija mes Muniain dhe Rudiger (dhe për rikthimin në fushë të Eder Militao pas dëmtimit të gjatë), por ndeshja përfundon me fitoren e ‘los blancos’.

Sukses 2-0 për Real Madridin, i cili rikthehet në +8 ndaj Barcelonës, duke fluturuar në 75 pikë, në krye të tabelës. Athletic Bilbao mbetet i mbërthyer në 55 pikë, i katërti dhe momentalisht i barabartë me Atletico Madrid.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll