Sport

Bayern Munich përjashton një emër të njohur për të zëvendësuar Tuchel...

Me siguri do të jetë telenovela e javëve të ardhshme për Bavarinë, kush do të zëvendësojë Thomas Tuchel? Drejtori sportiv sapo ka përjashtuar një mundësi.

31 Mars 2024, 18:45 Nga DOSJA
Bayern Munich përjashton një emër të njohur për të

GJERMANI - Tashmë e dimë prej shumë javësh që Thomas Tuchel dhe drejtuesit e Bayernit kanë rënë dakord që aventura të përfundojë në fund të këtij sezoni.

Emrat për të pasuar gjermanin janë shumëfishuar që nga ky njoftim dhe ditët e fundit ka dalë një pistë e re. Në të vërtetë, sipas ‘Kicker’, Ralf Rangnick do të ishte një nga prioritetet e klubit gjerman për të marrë frenat e skuadrës nga sezoni i ardhshëm. Mirëpo ky lajm është mohuar nga drejtori sportiv i Bayernit.

I intervistuar nga ‘Sky Sports’, drejtori sportiv bavarez Max Eberl, ishte shumë i qartë kur u pyet për Rangnick. "Ju mund të shihni se sa të ndryshme janë sfidat me të cilat përballemi.

Gjithsesi, nuk do të komentoj asnjë emër. Ne kemi ide, kjo është e sigurt dhe ne po përpiqemi ta çojmë përpara sa më shpejt të jetë e mundur,"- tha ai pa shtuar asgjë më tepër.

Kësisoj duket, se kryesuesit në listen e bavarezëve, mbeten Roberto De Zerbi dhe Julian Nagelsmann, me Ralf Rangnick që vjen më pas në listë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll