Sport

VIDEO/ Liverpool bën detyrën ndaj Brighton, tani pret Man.City - Arsenal...

Në pritje të përballjes mes Manchester Cityt dhe Arsenalit (17:30), Liverpool mposhti Brighton në ‘Anfield’ këtë të dielë për ditën e 30-të të Premierligës (2-1). ‘Reds’ kalojnë përkohësisht në kryesimin e Premier League.

31 Mars 2024, 17:18 Nga DOSJA

VIDEO/ Liverpool bën detyrën ndaj Brighton, tani pret Man.City -

ANGLI - Përpara përballjes mes Manchester Cityt dhe Arsenalit këtë të dielë në orën 17:30 për të 30-tën ditë, Liverpooli përfitoi mundësinë për të marrë përkohësisht frenat e Premierligës duke fituar ndaj Brighton (2-1).

Të befasuar fillimisht nga një gjysmë-volej fantastike e Danny Welbeck (3’), lojtarët e Jürgen Klopp u rikthyen në rrugën e duhur falë oportunizmit të Luis Diaz (27’) dhe këmbës së majtë të Mohamed Salah (65’) për të fituar 2-1.

‘Reds’ tani janë tre pikë përpara Arsenalit dhe katër para Manchester Cityt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll