Sport

VIDEO/ Mirlind Daku fillon të bëjë atë që di… gol dhe asist në kampionatin rus

Mirlind Daku duket se ka rigjetur formën më të mirë në Rusi, teksa i kanë mjaftuar vetëm 35 minuta për të dhënë një asist dhe shënuar një gol në ndeshjen që Rubin Kazan zhvilloi në shtëpi përballë Akhmat Grozny-t.

31 Mars 2024, 20:51 Nga DOSJA

VIDEO/ Mirlind Daku fillon të bëjë atë që di…

RUSI - Mirlind Daku, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte si gjithmonë titullar në majë të sulmit të Rubin Kazanit, teksa në minutën e 12-të shërbeu bukur për Randjelovic në qendër të zonës, i cili e pati të lehtë ta shtyjë topin në rrjetë.

Në minutën e 35-të Daku ia doli të shënojë vetë, duke gjetur kështu golin e parë për vitin 2024 me skuadrën e Kazanit dhe të pestin sezonal. Pas një krosimi nga krahu, Daku goditi bukur me kokë, por topi u përplas në traversë dhe iu rikthye sërish, teksa këtë herë sulmuesi nuk fali, duke e shtyrë në rrjetë.

Vlen të theksohet se kjo është faza e dytë e kampionatit rus, e cila për shkak të temperaturave, ka rinisur vetëm më 2 mars. Në stol për Rubin Kazan ishte edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Dardan Shabanhaxhaj, i cili u aktivizua në minutën e 81-të.

Në kohën shtesë, Akhmat Grozny shënoi golin që ngushtoi diferencën, por që kishte vetëm vlerë statistikore. Pas fitores 2-1, Rubin Kazan shkon në kuotën e 32 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e shtatë me pikë të barabarta me Lokomotivën dhe Spartakun e Moskës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll