Sport

Bayern Munich-Dortmund 0-2: Ja pse dore e Hummels nuk u akordua penallti… (VD)

Dora e Mats Hummels mund të ketë ndezur një stuhi reagimesh mes tifozëve të Bayern Munichut, por rregullorja është e qartë kur nuk ka faull.

31 Mars 2024, 14:30 Nga DOSJA

Bayern Munich-Dortmund 0-2: Ja pse dore e Hummels nuk u akordua penallti…

GJERMANI - Borussia Dortmund doli fituese nga Mynihu, duke mposhtur Bayernin në derbin e madh me rezultat 2-0.

Kur rezultati ishte 0-1 dhe konkretisht në minutën e 41-të, Mats Hummels prek topin me dorë, pas një goditje me kokë të bërë nga një lojtar kundërshtar. Megjithatë, gjyqtari nuk akordoi asnjë penallti.

Pse? Sipas rregulloreve të IFAB që hyjnë në fuqi nga 1 janari 2019, nuk kemi penallti kur topi godet dorën pas përpjekjes së një mbrojtësi.

Dhe në atë fazë, Hummels ka ngritur këmbën, fillimisht prek topin me të dhe më pas topi i godet dorën. Kështu u konsiderua edhe nga arbitri i ndeshjes, Harm Osmers, i cili mendoi se dore nuk e pengoi trajektoren e topit drejt rrjetës, pas një rishikimi në VAR.

Zyrtare: Rregulli i duarve ka ndryshuar!

Situatat, që zakonisht, nuk janë faull pas ndryshimeve të shpallura nga IFAB:

Nëse topi prek dorën pas kontaktit të kokës/trupit/këmbës së tyre, ose kontaktit të kokës/trupit/këmbës së një lojtari tjetër aty pranë.

Nëse topi prek dorën, e cila është afër trupit dhe nuk është në një pozicion të panatyrshëm.

Nëse një lojtar bie dhe topi prek dorën e tij që është midis trupit dhe barit (por jo nëse zgjatet dhe e bën trupin në mënyrë të panatyrshme).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll