Sport

Një makinë aksidenton trajnerin personal të kryeministres Giorgia Meloni, teksa ishte duke ecur me biçikletë… Nuk dihet më tepër

44-vjeçari u transportua me kod të kuq me ambulancë në San Camillo, ku ndodhet në një prognozë të rezervuar. Me kalimin e viteve ai ka krijuar marrëdhënie edhe me personazhe të tjerë sportivë si Florenzi, De Rossi, Balzaretti, Vucinic dhe Totti.

31 Mars 2024, 20:16 Nga DOSJA

Një makinë aksidenton trajnerin personal të kryeministres Giorgia

ITALI - Fabrizio Iacorossi, trajner personal gjithashtu i kryeministres Giorgia Meloni, u shtrua në spital, pasi u godit nga një makinë në Via Litoranea midis Romës dhe Pomezia ndërsa po ngiste një biçikletë.

Aksidenti ka ndodhur të shtunën rreth orës 12.30 dhe 44-vjeçari është transportuar me kod të kuq me autoambulancë në San Camillo, ku ndodhet në prognozë të rezervuar. Patrullat e policisë lokale dhe karabinierët ndërhynë në vend. Burri që drejtonte makinën, i cili rezultoi negativ për alkool, ndaloi menjëherë për të ndihmuar Iacorossin.

Trajneri roman, Fabrizio Iacorossi është 44 vjeç dhe njihet kryesisht si trajneri atletik i kryeministres Giorgia Meloni. Ai ishte gjithashtu trajner i Francesco Totti-t, në “Totti Sporting Club” (ish-qendra sportive e kapitenit të Romës). Mik i legjendës verdhekuq, por edhe i Ilary Blasi.

Me kalimin e viteve ai ka krijuar marrëdhënie edhe me personazhe të tjerë sportive si Florenzi, De Rossi, Balzaretti, Vucinic.

Një makinë aksidenton trajnerin personal të kryeministres Giorgia

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll