Sport

Klopp zbulon, se cili lojtar i Liverpoolit i ka ‘tejkaluar pritshmëritë’ këtë sezon…

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, i heq kapelen një lojtari për të cilin thotë se ka 'tejkaluar të gjitha pritshmëritë'.

31 Mars 2024, 14:00 Nga DOSJA

Klopp zbulon, se cili lojtar i Liverpoolit i ka ‘tejkaluar

ANGLI - Jurgen Klopp ka zbuluar se një nga lojtarët e tij të Liverpool i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë për këtë sezon në klubin ‘Reds’.

Dritarja e transferimeve të verës pa një riorganizim të madh të skuadrës në ‘Anfield’, me Jordan Henderson, Alex Oxlade-Chamberlain, Fabinho, Naby Keita, Roberto Firmino dhe James Milner që u larguan. ‘Reds’ bënë katër nënshkrime, duke sjellë Dominic Somboslai, Ryan Gravenberg, Wataru Edo dhe Alexis McAllister.

Ky i fundit mbërriti për 35 milionë paundë nga Brighton, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me ‘Pulëbardhat’ në sezonin 2022/23 dhe pasi arriti në krye të botës me Argjentinën në Kupën e Botës në Katar.

Jurgen Klopp ka folur për ndëtkombëtarin argjentinas dhe pranon se ai ka tejkaluar çdo pritje që Liverpool kishte prej tij, pas një sërë paraqitjesh mbresëlënëse.

“Alexis është pikërisht lojtari që shpresoja të ishte. Ndikim mbresëlënës, super i zgjuar, djalë i shkëlqyer. (Atij) pëlqen të luajë për Liverpoolin, gjë që është shumë e rëndësishme”,- tha Klopp në një konferencë shtypi përpara ndeshjes së ‘Reds’ me Brighton të dielën.

“Ai është një rregullator, ai është një krijues i dallimeve, (ai) mund të kontrollojë momentet e lojës. (Ai është) gjithmonë aty, gjithmonë i përfshirë, asgjë nuk është e tepërt për të, ai me të vërtetë është një top, top, top lojtar. Por ne e patëm atë ndjenjë kur nënshkruam me të dhe ai përmbushi të gjitha pritjet tona dhe më shumë”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll