Sport

VIDEO / Juventusi rikthehet në krizë, Tudor e fillon me fitore!

Marusiç në kohën shtesë që i jep fitoren kryeqytetasve duke shënuar golin e vetëm të takimit, por që vlen shumë për lacialët.

30 Mars 2024, 23:17 Nga DOSJA
VIDEO / Juventusi rikthehet në krizë, Tudor e fillon me fitore!

ITALI – Aventura e Igor Tudor tek Lazio fillon me një fitore të rëndësishëm në frymën e fundit. Në ndeshjen e javës së 30-të të Serie A, bardhekaltrit mundën Juventusin 1-0 , duke fituar terren në renditje dhe duke vërtetuar krizën e lojtarëve të Allegrit në zonën e Champions League, për të cilët tashmë duhet një përpjekje e madhe për të mbajtur këtë pozicion.

Në Olimpico në pjesën e parë Castellanos humbi disa mundësi të rëndësishme, më pas Szczesny ndaloi Felipe Anderson dhe Mandas ishte gjithashtu gati për dy goditjet që bëri Chiesa.

Në pjesën e dytë, pas një ndeshjeje shumë të ekuilibruar, ishte Marusiç në kohën shtesë që i jep fitoren kryeqytetasve duke shënuar golin e vetëm të takimit, por që vlen shumë për lacialët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll