Sport

Klopp e kupton Xabi Alonson: “Edhe unë bëra të njëjtën gjë dhe nuk u pendova”...

Spanjoli do të vazhdojë te Bayer Leverkusen dhe Liverpool do të duhet të kërkojë një trajner tjetër

30 Mars 2024, 13:30 Nga DOSJA
Klopp e kupton Xabi Alonson: “Edhe unë bëra të

ANGLI - Jürgen Klopp tha këtë të premte se i kupton arsyet pse Xabi Alonso vendosi të qëndrojë te Bayer Leverkusen.

Trajneri spanjol ishte një nga kandidatët kryesorë për të pasuar gjermanin si trajner i ‘Reds’ në fund të sezonit, por sot ai hoqi të gjitha shanset për një transferim në ‘Anfield’, duke deklaruar se synon të vazhdojë në Gjermani, ku udhëheq Bundesligën me 10 pikë më shumë se Bayern Munich.

"Ai është një trajner i ri që po bën një punë të mirë. Kam kaluar një situatë të ngjashme, kam bërë të njëjtën gjë dhe nuk jam penduar. Kjo është gjithçka që mund të them", shpjegoi Klopp i pyetur për temën në konferencën për shtyp për ndeshjes e nesërme me Brighton.

"Xabi po bën një punë të pabesueshme. Leverkusen ka një ekip të mirë dhe mund të qëndrojë së bashku sezonin e ardhshëm. Është diçka që nuk ndodh çdo vit, e kuptoj që ai dëshiron ta bëjë këtë",- shtoi gjermani, i cili tashmë ka paralajmëruar largimin nga Liverpool në fund të sezonit.

Me shpalljen e Xabi Alonso, i cili ishte favorit për vendin e Klopp në sezonin 2024/25 te ‘Reds’, tashmë kandidatët kryesorë për vendin janë Rúben Amorim dhe Roberto De Zerbi, trajneri i Brighton.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll