Sport

E pabesueshme, UEFA nis hetimin për Ballkanin e Kosovës…ja çfarë dyshohet!

Në dukje një sulm apo më saktë një gjobë ndaj presidentit Arsim Kabashi, pasi si rrallëherë hetimi nis nga Prishtina që këtë herë ia kalon dhe vetë UEFA-s e sinjalizuesve të saj për trukime!

30 Mars 2024, 23:07 Nga DOSJA
E pabesueshme, UEFA nis hetimin për Ballkanin e Kosovës…ja

KOSOVE - Ballkani është skuadra që ka shkruar historinë në Kosovë duke marrë dy herë radhazi pjesë në finalet e Conference League, diçka e paimagjinueshme për të gjithë dhe e parealizuar më parë në Kosovë.

Skuadra që drejtohet nga Ilir Daja, jo vetëm që ka luajtur në dy edicione radhazi në grupe. Por së fundmi arriti që të pretendonte dhe kalimin e fazës së grupeve, ndonëse në fund nuk e realizoi qëllimin.

Në mediat kosovare është raportuar mesditën e kësaj së shtune se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur një hetim për trukim për sfidën mes Ballkanit dhe Dinamo Zagreb! E zhvilluar më 5 tetor 2023 në stadiumin “Fadil Vokrri”, që përfundoi në shifrat 2-0 në favor të kampionëve të Kosovës. Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj ka deklaruar se ky është një hetim i nisur nga Prishtina.

Në dukje një nismë e çuditshme, pasi UEFA apo bashkëpunëtorët e saj, që janë shumë e kujdesshme ndaj rasteve të trukimit, nuk kanë sinjalizuar asnjë anomali.

E çuditshme edhe për faktin që përgjithësisht akuzat për trukim ndodhin kur humbet dhe jo kur arrin ta fitosh ndeshjen. Aq më tepër përballë një kundërshtari disa herë më të fortë…

Në dukje një sulm apo më saktë një gjobë ndaj presidentit Arsim Kabashi, pasi si rrallëherë hetimi nis nga Prishtina që këtë herë ia kalon dhe vetë UEFA-s e sinjalizuesve të saj për trukime!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll