Sport

Chilavert kritikon përsëri Vinícius: "Kishte kamera Netflix kur..."

“A duhet të bëjnë vetëvrasje njerëzit e bardhë?”- pyet ai.

30 Mars 2024, 14:00 Nga DOSJA

Chilavert kritikon përsëri Vinícius: "Kishte kamera

ARGJENTINE - “Buka dhe cirku. Ai është i pari që fyen dhe sulmon kundërshtarët e tij. Mos u bëj motër, futbolli është për meshkujt”.

Tre fjali me të cilat ish-portieri paraguajan José Chilavert komentoi momentin kur sulmuesi Vinícius Júnior filloi të qante në konferencën për shtyp të Brazilit, - ai tha se ishte ngopur me rastet e racizmit dhe se madje kishte gjithnjë e më pak dëshirë për të luajtur.

Ish-portieri pretendon se anësori i Real Madrid është fajtori kryesor për fyerjet raciste, pasi “është i pari që fyen dhe sulmon kundërshtarët”.

Paraguajani u përpoq të shpjegonte më mirë se çfarë donte të thoshte, gjë që nuk do të thotë se ishte më pak e diskutueshme.“Pse i thashë gjëra kaq të forta Vinicius? Për të pasur sens të përbashkët? Pse fillon të qajë?”,- pyeti ai në radion ‘Splendid AM’.

“Ai tha se do që zezakët të jetojnë më mirë, kështu që çfarë duhet të bëjmë ne të bardhët? A duhet të bëjmë vetëvrasje? Ç'kuptim ka? Nuk ka nevojë të shtrembërohen gjërat”,- tha ai në një ndërhyrje në radion argjentinase.

“Diskriminimi ekziston në Argjentinë, në Francë, në botë. Kur mbërrita këtu në Argjentinë nga Paraguaji, më thanë se po vdisja nga uria dhe po vidha para. Shikoni fyerjet nga publiku argjentinas,”- argumentoi ai.

“Ajo që kam shkruar në X është se futbolli është për meshkujt. Kur themi në Paraguaji mos u bëni 'motër', nuk është aspak nënçmuese. Aty ishin kamerat e Netflix-it dhe ai  filloi të qajë... çfarë bën një djalë që fiton 300 euro dhe duhet të ushqejë katër fëmijë? Ai luan për Real Madridin. Për më tepër, ai është i pari që sulmon rivalët e tij”,- tha ai.

Dhe ai gjithashtu e la lojtarin me një pyetje: “Kur policia braziliane rrahu për vdekje tifozët argjentinas dhe Boca, ku ishte Vinicius, i cili është shembull i liderëve të Brazilit? Rrahin fëmijë, gra dhe pleq. Kur të godasin është në rregull, por pastaj je ti që nuk i respekton viktimat...”, përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll