Sport

VIDEO / Dortmundi gjunjëzon Bayernin pas 10 vitesh!

Bayerni i ka thënë praktikisht lamtumirë titullit pas kësaj humbjeje, pasi Bayer Leverkusen është 13 pikë larg.

30 Mars 2024, 22:59 Nga DOSJA
VIDEO / Dortmundi gjunjëzon Bayernin pas 10 vitesh!

GJERMANI - Borussia Dortmund rikthehet të fitojë një ndeshje kampionati në “Allianz Arena” pas 10 vitesh. Ishte prilli i vitit 2014 kur thyhej 0-3 Bayerni (Mkhitaryan, Reus, Hofmann).

Verdhezinjtë mposhtën 0-2 Bayernin falë golave të sulmuesit Karim Adeyemit (10’) dhe norvegjezit Julian Ryerson (83’). VAR-i anuloi golin e Harry Kane në minutën e 89′.

Tri pikë tepër të rëndësishme për skuadrën e Edin Terzic që renditet në vendin e katërt, duke qenë brenda objektivit Champions.

Bayerni i ka thënë praktikisht lamtumirë titullit pas kësaj humbjeje, pasi Bayer Leverkusen është 13 pikë larg.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll