Sport

VIDEO / Milani vazhdon marshimin, mund Fiorentinën në shtëpi!

Duke kaluar me sukses një transfertë të komplikuar dhe duke forcuar pozitat në vendin e dytë. Pasi distanca me Juventusin ka shkuar 6 pikë.

30 Mars 2024, 22:56 Nga DOSJA
VIDEO / Milani vazhdon marshimin, mund Fiorentinën në shtëpi!

ITALI - Rafael Leao udhëheq Milanin drejt fitores së gjashtë radhazi mes Serie A dhe Europa League. Kuqezinjtë siguruan tri pikët pas suksesit 1-2 ndaj Fiorentinës në “Artemio Franchi”.

Duke kaluar me sukses një transfertë të komplikuar dhe duke forcuar pozitat në vendin e dytë. Pasi distanca me Juventusin ka shkuar 6 pikë.

Ndeshja ishte tepër e bukur dhe e luftuar. Rastet nuk munguan, ndërkohë që fraksioni i parë nuk dhuroi gola. Pjesa e dytë nisi e zjarrtë. Ruben Loftus-Cheek kaloi ekipin e Stefano Piolit në avantazh pas asistit me finte të Rafa Leaos.

Gjithsesi, vendasit reaguan dhe rikthyen baraspeshën me Duncan. Tri minuta festë në stadium, pasi Milani u rikthye sërish në avantazh. Falë një goli fantastik të Leaos, i cili la pas mbrojtësit kundërshtarë dhe dribloi portierin Terracciano. Më pas mendoi Mike Maignan të ruante avantazhin e Milanit me pritjet e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll