Sport

VIDEO / Leverkuseni nuk di të ndalet, titulli edhe më pranë!

Pas kësaj përballjeje, Leverkusen kryeson me 73 pikë, teksa Hoffenheim renditet në vend të nëntë me 33 pikë.

30 Mars 2024, 23:11 Nga DOSJA
VIDEO / Leverkuseni nuk di të ndalet, titulli edhe më pranë!

GJERMANI - Bayer Leverkusen përmbys Hoffenheim dhe ruan ritmin pozitiv në rrugën drejt titullit të Bundesliga, ndërsa këtë të shtunë siguroi edhe Champions-in.

Skuadra e Xabi Alonso-s fitoi me rezultatin 2-1 në shtëpi, në takimin e vlefshëm për javën e 27-të. Ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugë drejt rrjetës, me Beier që zhbllokoi takimin në minutën e 33’.

Sfida vazhdoi me rezultatin 0-1 deri në minutën e 88’, moment në të cilin Andrich barazoi për vendasit, ndërsa vetëm tre minuta më pas Schick përmbysi rezultatin dhe u dhuroi fitoren vendasve. Pas kësaj përballjeje, Leverkusen kryeson me 73 pikë, teksa Hoffenheim renditet në vend të nëntë me 33 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll