Bota

"I ftuar special"/ Presidenti serb lë të hapur mundësinë e pjesëmarrjes në samitin e BRICS në Rusi

Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç vuri në dukje se Aleksandar Vuçiç ishte i ftuar si i ftuar special

30 Mars 2024, 17:39 Nga r.ll
"I ftuar special"/ Presidenti serb lë të hapur
lideret e BRICS

BEOGRAD- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se do ta shikojë mundësinë e pjesëmarrjes në një samit të BRICS në Kazan të Rusisë në tetor.

"Kur do të mbahet samiti i BRICS? Në tetor?" e pyeti Vuçiç, ministrin e Jashtëm serb Ivica Daçiç, i cili ishte i pranishëm gjatë fjalimit televiziv të presidentit serb drejtuar kombit.

Daçiç vuri në dukje se presidenti serb ishte i ftuar special. “Faleminderit për ftesën. Do ta shikojmë në kohën e duhur”, tha Vuçiç.

Rusia mban presidencën e BRICS për vitin 2024. Programi i presidencës së saj përfshin më shumë se 200 ngjarje të ndryshme, ku ai qendror është samiti i liderëve të BRICS në Kazan në tetor.

aleksander vucic brics rusi

Sondazh

Poll