Bota

FOTOLAJM/ Protestë masive në Londër, kërkohet armëpushim në Gaza

Tubimi është demonstrata e 11-të që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

30 Mars 2024, 17:42 Nga S.B
FOTOLAJM/ Protestë masive në Londër, kërkohet
pamje nga protesta

LONDËR- Mijëra persona protestuan edhe një herë në rrugët e Londrës ditën e sotme me qëllim kërkesën e një armëpushimi në Gaza. Demonstruesit marshuan nga Sheshi Russell në Sheshin Trafalgar, duke kritikuar mbështetjen e Britanisë për Izraelin dhe duke i bërë thirrje qeverisë të ndalojë shitjen e armëve në Tel Aviv.

Tubimi është demonstrata e 11-të që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit. Në fillim të këtij muaji, dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën jashtë ambasadës së SHBA-së në Londrën qendrore për të kërkuar përfundimin e menjëhershëm të armiqësive në Rripin e Gazës.

Ish-udhëheqësi laburist Jeremy Corbyn, i cili gjithashtu mori pjesë në marshim në atë kohë, tha se demonstrata ishte: e madhe dhe ne jemi këtu sepse jemi të tmerruar nga bombardimet që po vazhdojnë ende në Gaza. Kujtohet se të paktën 32.705 palestinezë janë vrarë dhe 75.190 janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Gazës.

Shfletoni galerinë më poshtë për më shumë fotografi.

protesta ne angli hamas izrael londer

Sondazh

Poll