Bota

Morën uiski, gota dhe jastëk në aeroplanin presidencial amerikan, gjesti i gazetarëve bën bujë në mediat e huaja

Sipas raportimeve gazetarët kanë vjedhur  sende në aeroplanin presidencial amerikan, “Air Force One”.

30 Mars 2024, 14:40 Nga N.F
Morën uiski, gota dhe jastëk në aeroplanin presidencial amerikan,
Foto ilustruese

SHBA- Një veprim i pazakontë i gazetarëvë ka marrë vëmëndjen e mediave të huaja pas shpërthimit të skandalit për vjehdjen e aeoplanit presidencial amerikan. Sipas raportimeve gazetarët kanë vjedhur  sende në aeroplanin presidencial amerikan, “Air Force One”.

“Për vite të tëra, gazetarët kanë marrë në heshtje gjithçka, nga uiski apo gota vere e deri te pak a shumë çdo gjë të etiketuar “Air Force One” përpara se të dalin nga aeroplani”, raporton politico.

Muajin e kaluar, Shoqata e Gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë u dërgoi një e-mail anëtarëve të saj, ku theksonte se zhdukja e artikujve nga kabina e shtypit, të cilat u morën si suvenire, nuk kaloi pa u vënë re. Kur presidenti amerikan udhëton, ai ndiqet nga 13 gazetarë në pjesën e pasme të Boeingut të tij.


Kompanitë mediatike paguajnë që gazetarët e tyre të fluturojnë me aeroplanët qeveritarë dhe për ushqimet e pijet e shërbyera gjatë fluturimit. Si suvenire, ekuipazhi shpërndan pako M&M me vulën dhe nënshkrimin presidencial. Syzet dhe sendet e tjera me vulën “Air Force One” mund të blihen online.

Por, kjo nuk mjafton për shumë njerëz në aeroplan, thotë raporti i Politico, i cili shkruan se disa pjata dhe enë të qelqit janë vjedhur nga gazetarët. Megjithatë, një gazetar ia vuri veshin qortimit të shoqatës së shtypit dhe ktheu pas këllëfët e jastëkut pasi u organizua një takim midis reporterit dhe një zyrtari të medias në një park përballë Shtëpisë së Bardhë.

air force one shba gazetare vjedhje

Sondazh

Poll