Bota

Shefi i OBSH: 9,000 pacientë në Gaza kërkojnë evakuim urgjent jashtë vendit

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha të premten se spitalet pjesërisht funksionale të Gazës mund të ofrojnë vetëm shërbime të kufizuara dhe janë të mbingarkuar me pacientë

30 Mars 2024, 15:09 Nga r.ll
Shefi i OBSH: 9,000 pacientë në Gaza kërkojnë evakuim
foto ilustruese

GAZË- Rreth 9,000 pacientë të ngecur në Gaza kërkojnë evakuim urgjent jashtë vendit, tha të shtunën Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Me infrastrukturën e kujdesit shëndetësor në nivelet më të ulëta në Gaza, Tedros tha në "X" se mijëra që kishin nevojë për trajtim për kancerin dhe dializën e veshkave, si dhe për dëmtimet e marra gjatë konfliktit. Tedros tha se më shumë se 3,400 janë evakuuar tashmë, por shumë të tjerë duhet të presin miratimin izraelit për t'u larguar.

"Ne i bëjmë thirrje Izraelit të përshpejtojë miratimet për evakuime, në mënyrë që pacientët kritikë të mund të trajtohen," tha ai. "Çdo moment ka rëndësi."

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha të premten se spitalet pjesërisht funksionale të Gazës mund të ofrojnë vetëm shërbime të kufizuara dhe janë të mbingarkuar me pacientë. Ata po përballen gjithashtu me mungesa kritike të karburantit, ilaçeve, furnizimeve mjekësore dhe personelit shëndetësor. 

Ai shtoi se më shumë se 400 sulme në infrastrukturën e kujdesit shëndetësor në Rripin e Gazës ishin  dokumentuar  nga OBSH që nga 12 marsi, duke prekur rreth 100 ambulanca dhe gati 100 objekte shëndetësore. Izraeli ka akuzuar vazhdimisht Hamasin se fshihet pas civilëve në spitalet dhe objektet e tjera mjekësore të Gazës, akuza që grupi militant i mohon.

 

 

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll