Bota

Dërgesa e dytë përmes detit/ Nisen nga Qipro për në Gaza rreth 400 tonë ndihma ushqimore

Ky është misioni i dytë i ndihmës humanitare përmes Qipros

30 Mars 2024, 16:48 Nga r.ll
Dërgesa e dytë përmes detit/ Nisen nga Qipro për në
foto ilustruese

QIPRO- Një dërgesë e dytë e ndihmave humanitare që transportonte gati 400 tonë ushqime për në Gaza u nis sot nga porti i Larnakës në Qipro.

Një anije mallrash, e cila tashmë është ankoruar jashtë portit dhe po transporton ndihma ushqimore, është e lidhur bashkë me një anije shpëtimi dhe një dok lundrues që gjithashtu kanë ndihma, sipas mediave të huaja. 

Ky është misioni i dytë i ndihmës humanitare përmes Qipros, ku autoritetet qipriote kanë hapur, në bashkëpunim me Izraelin, një korridor detar humanitar për të lehtësuar dërgesat që mbërrijnë direkt në enklavën e rrethuar palestineze.

 

qipro gaza

Sondazh

Poll