Bota

Ish-ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç mandatohet për formimin e Qeverisë së re serbe

Në shpjegimin e vendimit, Vuçiç ka thënë se beson se Millosh Vuçeviç ka cilësi profesionale dhe personale për të kryer funksionin e kryeministrit.

30 Mars 2024, 17:27 Nga r.ll
Ish-ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç mandatohet për
aleksander vucic, millosh vucevic

SERBI- Millosh Vuçeviç, ish-ministri serb i Mbrojtjes, njëherësh udhëheqës i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, është mandatuar për formimin e Qeverisë së re të Serbisë. Lajmin e njoftoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përmes një postimi në Instagram.

“I propozoj Kuvendit Kombëtar të Republikës së Serbisë Millosh Vuçeviç për kandidat për kryeministër të Republikës së Serbisë”, shkruan ai. Në shpjegimin e vendimit, Vuçiç ka thënë se beson se Millosh Vuçeviç ka cilësi profesionale dhe personale për të kryer funksionin e kryeministrit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

“Shpreh besimin tim te Millosh Vuçeviç,  duke pasur parasysh se në periudhën e kaluar ai ka kryer funksionet përgjegjëse dhe kërkuese të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes, gjë që tregoi se ai ka përkushtimin dhe ekspertizën e nevojshme për të kryer funksionet e kryeministrit.”, thuhet në deklaratën e presidencës serbe.  

U theksua se kryeministri i ri do të vazhdojë të zbatojë programe që synojnë ngritjen e standardit të jetesës së të gjithë qytetarëve, projekte në fushën e shëndetësisë, arsimit, shkencës dhe teknologjisë, zhvillimin e infrastrukturës, ekologjisë, energjisë, bujqësisë, turizmit, si dhe në fusha të tjera me rëndësi për të ardhmen e Serbisë dhe përparimin e saj në rrugën evropiane. Më herët postin e kryeministrit e ka mbajtur Ana Brnabiç, e cila tashmë do të mbajë detyrën e kryetares së Kuvendit të Serbisë. 

aleksander vucic millosh vuçeviç

Sondazh

Poll