Art&Argëtim

U pa teksa dilte nga klinika e kirurgjive plastike, Jennifer Aniston mohon ndërhyrjet kirurgjikale

Gjatë gjithë këtyre viteve ajo mohon të ketë bërë ndërhyrje kirurgjikale.

30 Mars 2024, 12:30 Nga S.B
U pa teksa dilte nga klinika e kirurgjive plastike, Jennifer Aniston mohon
Jennifer Aniston

SHBA- Është shkruar dhe thënë shumë se si aktorja Jennifer Aniston arrin të duket kaq e re në moshën 55-vjeçare. Gjatë gjithë këtyre viteve ajo mohon të ketë bërë ndërhyrje kirurgjikale. Por a është vërtetë kështu?

Aktorja 55-vjeçare ka pranuar në të kaluarën se ka bërë Botox, por në fund nuk ishte diçka që i shkonte dhe për këtë arsye më pas zgjodhi injeksione peptide. Edhe pse për dekada e kishte mohuar bërjen e hundës, në vitin 2007 ajo i tha People se kishte bërë rinoplastikë sepse kishte diafragmë.

Sekrete të tjera që ajo ka për t'u dukur e re dhe për të mbajtur figurën e saj në formë janë stërvitja në baza ditore ndërsa agjëron (fasting) me ndërprerje duke ndjekur modelin 16:8.

Dy aktoret Aniston dhe Bullock u panë duke dalë nga zyra e Dr Neil A Gordon, i cili kryen operacione plastike dhe rimodeluese të fytyrës. Në vitin 2015, Aniston ka thënë se nuk është adhuruese e injeksioneve.

Njerëzit mendojnë se bëj shumë injeksione botox, por nuk e bëj. Nuk them që nuk e kam provuar, por e shoh që nuk është për mua. E gjithë kjo më duket qesharake”, ka thënë aktorja.

jennifer aniston

Sondazh

Poll