Art&Argëtim

Beteja e divorcit të Brad Pitt dhe Angelina Jolie drejt fundit, aktori heq dorë nga kujdestaria e fëmijëve

Tre nga fëmijët e tij, të cilët tani janë të rritur Maddox, Pax dhe Zahara, nuk kanë marrëdhënie të mira me babanë e tyre.

29 Mars 2024, 14:07 Nga S.B
Beteja e divorcit të Brad Pitt dhe Angelina Jolie drejt fundit, aktori heq
Brad Pitt dhe Angelina

SHBA- Aktori hollivudian Brad Pitt duket se do t'i japë fund betejës së tij ligjore shumëvjeçare me Angelina Jolie pas divorcit të tyre. Aktori, sipas Daily Mail, po heq dorë nga kërkesa e tij për të kërkuar kujdestarinë e gjashtë fëmijëve që ka me ish-gruan.

Një burim i cituar nga media britanike thotë se çifti, të cilët kanë qenë në një mosmarrëveshje ligjore që nga viti 2016, thuhet se do të arrijnë një zgjidhje gjatë verës. Edhe pse Pitt fillimisht kërkoi të siguronte gjysmën e kujdestarisë së fëmijëve të tij, ai planifikon të tërhiqet, duke ia lënë kujdestarinë e plotë aktores.

Përkundër asaj që është shkruar, asnjëra palë nuk ka njoftuar zyrtarisht apo përmes një përfaqësuesi diçka lidhur me këtë. Megjithatë, Pit nuk duket se ka zgjidhje tjetër. Tre nga fëmijët e tij, të cilët tani janë të rritur Maddox, Pax dhe Zahara, nuk kanë marrëdhënie të mira me babanë e tyre.

Në një stori në Instagram, të cilën Pax e fshiu menjëherë, por Daily Mail arriti ta kapte, shkroi: Gëzuar ditën e babait këtij polici të klasit botëror... Herë pas here ti i vërteton vetes se je një person i tmerrshëm dhe i poshtër. Ju nuk keni asnjë vlerësim apo ndjeshmëri për 4 fëmijët tuaj më të vegjël që dridhen nga frika kur janë para jush. Nuk do ta kuptoni kurrë dëmin që i keni bërë familjes sime sepse nuk jeni në gjendje ta bëni. Ju keni bërë jetën e atyre që janë më të afërt me mua një ferr të vazhdueshëm. Ju mund t'i tregoni vetes dhe botës gjithçka që dëshironi, por e vërteta do të dalë një ditë. Pra, gëzuar ditën e baballarëve, o njeri i tmerrshëm...”

angelina jolie brad pitt

Sondazh

Poll