Art&Argëtim

Do të marrin titull nderi në Britani, regjisori i "Oppenheimer" dhe gruaja e tij vlerësohen për kontributin në kinematografi

Ata u martuan në vitin 1997 dhe kanë katër fëmijë.

29 Mars 2024, 17:32 Nga S.B
Do të marrin titull nderi në Britani, regjisori i
Christopher Nolan dhe Emma Thomas

BRITANI E MADHE- Regjisori fitues i Oscarit Christopher Nolan dhe gruaja e tij Emma Thomas, do të marrin titullin kalorës dhe dukë nga qeveria britanike për shërbimet dhe kontributin e tyre në kinematografi. Në fillim të këtij muaji Nolan ishte fituesi i madh i Oscars duke marrë shtatë çmime nga 13 nominime për filmin biografik Oppenheimer me Cillian Murphy si "babai i bombës atomike" Julius Robert Oppenheimer.

I lindur në Londër nga një baba britanik dhe një nënë amerikane, regjisori i njohur takoi gruan e tij në ditën e tyre të parë si studentë në University College London në vitin 1989. Ata u martuan në vitin 1997 dhe kanë katër fëmijë.

Së bashku ata themeluan kompaninë e prodhimit Syncopy, e cila qëndron pas shumë sukseseve filmike të Nolan. Ai ka deklaruar më parë se nuk është ndjerë kurrë i vetëm duke bërë filma sepse gruaja e tij gjithmonë i ka parë gjërat njësoj si ai për sa i përket rëndësisë së mediumit.

christopher nolan oscar oppenheimer

Sondazh

Poll