Art&Argëtim

Beyonce dhe Miley Cyrus vijnë me duetin e ri "II MOST WANTED", bashkëpunojnë sërish pas 15 vitesh

Beyonce dhe Miley Cyrus u bashkuan për një këngë dashurie në albumin debutues të superyllit, Cowboy Carter, i cili u publikua të premten, më 29 mars.

29 Mars 2024, 14:18 Nga S.B
Beyonce dhe Miley Cyrus vijnë me duetin e ri "II MOST WANTED",
Beyonce dhe Miley

SHBA- Albumi i parë country i Beyonce është bërë temë diskutimi në industrinë e muzikës dhe më gjerë. Pasi arriti të kryesonte top listat muzikore edhe para se të publikohej, me dy këngë, tani biseda është fokusuar tek bashkëpunimet e saj.

Beyonce dhe Miley Cyrus u bashkuan për një këngë dashurie në albumin debutues të superyllit, Cowboy Carter, i cili u publikua të premten, më 29 mars. 32-herë fituesja e Grammy-t regjistroi Miley-n për këngën e 16, të titulluar "II MOST WANTED", e cila përmban tekste romantike për angazhimin afatgjatë në një marrëdhënie.

Shumë prej dëgjuesve të Beyonce-s i pëlqyen bashkëpunimet e shumta në disk, duke përfshirë një me Miley-n. Fansat nuk ngopen me këngën me komente poshtë videove, ku flitet për një bashkëpunim të shkëlqyer. Cyrus pati mundësinë të këndonte së bashku me Beyoncé në vitin 2008 si pjesë e "Stand Up to Cancer".

beyonce miley cyrus

Sondazh

Poll