Art&Argëtim

"Paratë nuk më bëjnë të lumtur"/ Will Smith tregon sesi ndryshoi perceptimi i tij pas të 50-ave

Gjatë bisedës me Speedy Morman, Smith qeshi me një pyetje rreth vlerës së tij neto të raportuar prej 350 milionë dollarësh.

29 Mars 2024, 17:23 Nga S.B
"Paratë nuk më bëjnë të lumtur"/ Will Smith
Will Smith

SHBA- Aktori dhe reperi amerikan Will Smith foli për marrëdhënien e tij me paratë në një intervistë të re për Complex. Gjatë bisedës me Speedy Morman, Smith qeshi me një pyetje rreth vlerës së tij neto të raportuar prej 350 milionë dollarësh.

“Nuk e di… Unë nuk diskutoj gjëra të tilla” tha ai.

Ai shtoi se është në “fazën e rënies” financiarisht, ndërsa pranoi se është dikush që ka pasur para, ka humbur para, pastaj i ka pasur sërish.

“Për gjysmën e parë të jetës sime kam mbledhur, mbledhur, mbledhur. Pjesa e dytë do të jetë harxho, harxho, harxho”, tha ai dhe nënvizoi se diku rreth të 50-ave diçka ndryshon.

“Thjesht e kupton se asnjë prej tyre nuk mund të të bëjë të lumtur. Jam në atë fazë të jetës sime që mund të jetë vërtet e frikshme kur e kupton se pa një lidhje, pa para, pa fëmijë, nuk ka asgjë që mund të të bëjë të lumtur”, shpjegoi ai.

Diskutimi i aktorit për financat vjen mes raporteve të reja se Fondacioni Familjar Will And Jada Smith po mbyllet për shkak të mungesës së donacioneve pas shuplakës së tij të diskutueshme ndaj Chris Rock në Oscars 2022.

will smith jada smith

Sondazh

Poll