Art&Argëtim

"Plakja është dhuratë"/ Jennifer Garner në prag të ditëlindjes së 52-të, tregon planet e ardhshme

Aktorja u shpreh se është e rëndësishme që ajo të kujdeset për veten mendërisht dhe fizikisht.

30 Mars 2024, 12:18 Nga S.B
"Plakja është dhuratë"/ Jennifer Garner në prag
Jennifer Garner

SHBA- Ditëlindja e 52-të e aktores Jennifer Garner po afron dhe ajo vetë po e pret me shumë entuziazëm. Aktorja ndau pikëpamjen e saj për momentin e rëndësishëm ku konkretisht ajo ndihej mirënjohëse që ishtë gjallë.

Ajo gjithashtu shtoi: Unë jam mirënjohëse për mençurinë që kam fituar gjatë viteve dhe me të vërtetë mirënjohëse që jam në gjendje të shikoj gratë e tjera që kalojnë këtë proces të jetës.

Ndërsa shikon shembujt e tyre, ajo dëshiron të inkurajojë brezin e ardhshëm të ndjekë gjurmët e tyre dhe t'u thotë të rejave: Kujdesuni për veten, por mos kini frikë. Plakja është një dhuratë.

Aktorja u shpreh se është e rëndësishme që ajo të kujdeset për veten mendërisht dhe fizikisht. Stërvitja e përditshme i shërben për dy qëllime, pasi jo vetëm që është e mirë për trupin, por është jashtëzakonisht e rëndësishme për shëndetin e saj mendor.

“Unë ha shumë mirë. Sapo përfundova një tas të madh me lakër jeshile”, tha ajo, duke shtuar: Dhe kam një familje shumë të fortë dhe marrëdhënie të forta në jetën time.

Për ditëlindjen e saj të 50-të, Garner përfundoi 50 akte dashamirësie. Për ditëlindjen e saj të 51-të, ajo dhe fëmijët e saj Violeta, Serafina dhe Samueli mbollën pemë. Me afrimin e 17 prillit, aktorja ka treguar se ka në mendje një projekt të ri promovues.

“Vitin e kaluar shkova në një park në Los Anxhelos dhe mbolla pemë me fëmijët e mi. Një vit mbushëm çantat e shpinës për t'u dhënë fëmijëve në nevojë ushqim. Unë e di se çfarë do të bëj këtë vit dhe kam filluar ta përgatis”, tha ajo pa treguar se çfarë do të bëjë.

jennifer garner ditelindje

Sondazh

Poll