Do nxirrnin në treg kokainë me vlerë 2 mln euro, arrestohen dy shqiptarë në Itali, si u zbuluan nga takimet në garazh (Emr
19 Nëntor 2019, 19:04Nga DOSJA
ITALI- Dy shqiptarë ranë në prangat e policisë italiane, pasi u kapën me kokainë.
Shqiptarët e arrestuar janë Lorand Maci, 33 vjeç dhe Eduart Cela, 26 vjeç.
Mediat italiane raportojnë se shqiptarët e kishin fshehur kokainën në kuti vlera, e të cilës do të arrinte në treg rreth 2 milion euro.
Leonard Maci ishte arrestuar dhe me parë per trafikim të lëndëve narkotike në 2008, ai ishte dhe pronari i një lokali picerie në e zonën e San Leonardo.
Tashmë pas disa vitesh, policia kishte marrë informacione për një kthim të mundshëm të tij, sërish në trafikimin e kokainës.
Policia kishte të dhëna se se bashkë me Eduart Celën takoheshin shpesh në një garazh, ishte ky detaji që ka ngritur dhe dyshimet tek policia, pikërisht në atë garazh policia ka gjetur 8 kg kokainë të ndarë në tetë pako, të fshehura brenda një kutie kartoni. Brenda makinës së shqiptarit Eduard Cela tip “Fiat 500”, u gjetën edhe disa vende që ishin bërë enkas për transportimin e drogës.
(M.P, A.M/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë ka deklaruar se media mund të ndihmojë për një gjyqësor të përgjegjshëm dhe mund të kontribuojë për të luftuar korrups...
TIRANË– Një grua është revoltuar ditën e sotme për shkak se harta e Shqipërisë është shtruar në mesin e shesHit “Skënderbej”. Në videon e publikuar n...
FUSHË KRUJË– Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur n...
TIRANË- OSHEE ka njoftuar abonentët se disa zona në Tiranë do të kenë ndërprejet të energjisë elektrike dy ditë në vijim, 20-21 nëntor, për disa ora.Sipas ...
JANINË– Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme teksa transportonte 107 kg hashash drejt Greqisë. Mediat greke shkruajnë se i riu nga Gjirokastr...
VLORË- Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në rrugën transballkanike në Vlorë. Një makinë tip “Mercedes Benz” ka përplasur një person, i cili k...