Aktualitet

Qëlloi me armë mjetin e xhaxhait pas sherrit për pronën, arrestohet 20-vjeçari në Pezë

19 Nëntor 2019, 16:39 Nga DOSJA
Qëlloi me armë mjetin e xhaxhait pas sherrit për pronën,

TIRANË– Një 20-vjeçar i identifikuar si E. Sinani ka rënë në pranga pasi akuzohet për kanosje me armë zjarri.

I arrestuari është djali i Petrit Sinanit që ra në pranga vetëm para katër ditësh pasi dhunoi mbesën e tij pas një konflikti për pronën. 

20-vjeçari do akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Vetëm para katër ditësh, Petrit Sinani, 58 vjeç bashkë me djalin e tij që u arrestua sot u konfliktua më të vëllain, Xh. Sinani për një pronë në Pezë. 58-vjeçari ushtroi dhunë fizike mbi mbesën e tij, vajzën e të vëllait, ndërsa i biri mori armën dhe qëlloi mbi makinën e xhaxhait.

Pas sherrit, 58-vjeçari u vu në pranga menjëherë ndërsa i biri u shpall në kërkim.

Njoftimi i policisë Tiranë

Kapet dhe ndalohet autori që qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit të xhaxhait të tij, pas konfliktit për motive pronësie, më datë 15.11.2019, në fshatin Maknor, Pezë.

Sekuestrohet arma me të cilën është bërë qitja.

Në vijim të punës së bërë nga Policia e Tiranës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Maknor, Pezë, falë veprimeve të shpejta dhe të mirëorganizuara, nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 Tiranë, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:

E. S., 20 vjeç, banues në Maknor, Pezë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie të ndodhur më datë 15.11.2019, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të xhaxhait të tij shtetasit Xh. S., duke shkaktuar dëme materiale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit me të cilën është kryer qitja

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, në ngarkim të shtetasit E. S.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 20-vjecari ne peze petrit sinani arrestohet 20-vjecari ne peze petrit sinani

Sondazh

Poll