8 gazetarë shqiptarë në SHBA, Ambasada: Media mund të kontribuojë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
19 Nëntor 2019, 18:18Nga DOSJA
TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë ka deklaruar se media mund të ndihmojë për një gjyqësor të përgjegjshëm dhe mund të kontribuojë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Përmes një postimi në “Facebook”, ambasada e SHBA thekson se lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së saj dhe për këtë arsye ka një sërë nismash që do të nënvizohen çdo javë, duke ndarë më tej edhe eksperiencën e 8 gazetarëve shqiptarë të kronikës së zezë të ftuar në SHBA për të mësuar mbi rolin e medias amerikane në shtetin ligjor, mes të cilëve edhe gazetari i A2, Armand Bajrami.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si media mund të ndihmojë për një gjyqësor të përgjegjshëm dhe mund të kontribuojë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në tetor, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA dërgoi një grup me tetë gazetarë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara për të mësuar mbi rolin e medias amerikane në shtetin ligjor. Kur u kthyen, gazetarët biseduan me zyrtarë të ambasadës për të ndarë përvojën e tyre në Shtetet e Bashkuara”, lexohet në postimin e Ambasadës Amerikane.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Një grua është revoltuar ditën e sotme për shkak se harta e Shqipërisë është shtruar në mesin e shesHit “Skënderbej”. Në videon e publikuar n...
FUSHË KRUJË– Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur n...
TIRANË- OSHEE ka njoftuar abonentët se disa zona në Tiranë do të kenë ndërprejet të energjisë elektrike dy ditë në vijim, 20-21 nëntor, për disa ora.Sipas ...
JANINË– Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme teksa transportonte 107 kg hashash drejt Greqisë. Mediat greke shkruajnë se i riu nga Gjirokastr...
VLORË- Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në rrugën transballkanike në Vlorë. Një makinë tip “Mercedes Benz” ka përplasur një person, i cili k...
TIRANË– Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, e cila garon për një mandat për plotë për postin e kryehetuesit, ka ankimuar renditjen e saj në ...